AAK nis punimet e Kuvendit zgjedhor, Haradinaj kandidati i vetëm për kryetar

Aktuale June 23, 2018 - 12:38

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po mban Kuvendin e VIII-të zgjedhor, ku i vetmi kandidat deri tash është kryeministri aktual dhe kryetari i vetëm i deritanishëm i kësaj partie, Ramush Haradinaj.

Hapja e Punimeve të Kuvendit është bërë me një minutë heshtje si nderim për babain e kryeministrit Ramush Haradinaj, Hilmi Haradinaj, i cili ndërroi jetë para pak ditësh, raporton Ekonomia Online.

Është formuar Kryesia e Punës, Komisioni Verifikues dhe Komisionit Votimit, i cili do të bëjë numërimin e votave të delegatëve.Kuvendi po mbahet pas zgjedhjeve nëpër komunat e Kosovës, ku janë zgjedhur kryetarët e degëve, kryesitë, këshillat drejtues dhe delegatët që do të marrin pjesë në kuvendin e sotëm.

Smajl Latifi, kryetar i komisionit verifikues bëri të ditur se në sallë janë 529 delegatë, derisa mungojnë 58 delegatë.

Ai konstatoi se ka kuorum të plotë për të zhvilluar me sukses punimet.