Ndalet uji, ja sa gjatë do të mbetet kryeqyteti pa ujë dhe për çfarë arsye!

Aktuale June 23, 2018 - 10:01
Lexoni më shumë detaje

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’, ka paralajmëruar dje se në disa lagje të Prishtinës do të ketë mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm, kjo për të mundësuar punën teknike dhe mundësinë e instalimit të pusetave, njofton “Zëri.Info”.

Ndërsa sa do të zgjasë ky reduktim i furnizimit me ujë të pijshëm, në komunikatën e leshuar për media thuhet se për tetë orë.

Njoftimi i plotë:

Kompania Rajonale e Ujësjellësit " Prishtina " sh.a.  njofton konsumatorët e rrugës " Luan Haradinaj " , konsumatorët e lagjes" Pejton","Dardania", "Lakrishte","Kalabria" se, gjatë ditës së nesërme, 23 qershor 2018 e shtunë, duke filluar nga ora 09:00 – 17:00 , gjithsej 8 orë, do të kenë mungësë të furnizimit me ujë të pijshëm.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë janë punimet teknike, gjegjësisht mundësimi i instalimit të pusetave zonale në kuadër të projekteve investive të KRU"Prishtina" sh.a., puseta që do të instalohen te Stacioni i Policisë në Qendër të Prishtinës dhe te Pallati i Rinisë dhe Sporteve.

Me këtë rast, përveq zonave të lartëcekura, mungesën e ujit të pijshëm do e ndjejnë edhe konsumatorët te Qendra e Regjistrimit Civil.

Këto punime teknike po realizohen me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së  rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.