Reshje të mëdha të shiut në kryeqytet!

Aktuale June 22, 2018 - 16:46
Lexo detajet

Në kryeqytet edhe sot gjatë ditës ka pasur reshje të shiut, ndërsa intensiteti i tyre këtë pasdite është rritur, shkruan "Zëri.Info".

Dje pas reshjeve të mëdha shumë rrugë të Prishtinës janë vërshuar, ndërsa edhe sot duke parë intensitetin e lartë të reshjeve pritet të ndodhë një gjë e tillë sërish.

Sipas Institutit hidrometeorologjik të Kosovës për sot është paraparë të mbajë mot me vranësira dhe reshje të kohë pas kohëshme të shiut./Zëri.

Video nga gjendja e rrugëve pas reshjeve në ditën e djeshme në Prishtinë: