Meta kërkon nga India që ta njeh Kosovën

Aktuale June 22, 2018 - 15:40
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pranuar  nga ambasadori i ri i Indisë në Tiranë, Thanglura Darlong, me rezidencë në Bukuresht.

Duke iu referuar zhvillimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, kreu i shtetit shqiptar gjatë takimit potencoi se një rishikim i pozicionit të Indisë ndaj njohjes së pavarësisë së Kosovës do të ishte një kontribut i drejtpërdrejtë për forcimin e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon.

Meta vlerësoi marrëdhëniet miqësore e të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Indisë, si dhe lidhjen e fortë që Nënë Tereza krijoi midis të dyja vendeve.

I pari i Shqipërisë poashtu nënvizoi nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, si dhe të kontakteve të drejtpërdrejta mes sipërmarrësve dhe qytetarëve të të dy vendeve.

Gjetja e mekanizmave praktike për lehtësimin e regjimit të vizave dhe lëvizjes së sipërmarrësve dhe qytetarëve të të dy vendeve do të ndihmonte shumë në këtë drejtim, tha Meta, transmeton Klan Kosova.