Rruga e Kosovës plot mjegull deri te vizat, lexojeni raportin e detajuar

Aktuale June 22, 2018 - 14:06
Lexo detajet

Kosovës assesi t’i ndriçohet rruga kur është fjala për procesin e liberalizimit të vizave. Aktualisht vendi është duke pritur një vlerësim të Komisionit Evropian që besohet se do të japë dritën jeshile për heqjen e vizave.

Hapi i radhës është Parlamenti Evropian ku besohet se nuk do të ketë shumë pengesa për shkak të disponimit që aty ekziston ndaj Kosovës.

Por, kur topi të kalojë në terrenin e shteteve anëtare gjërat pritet të komplikohet. Sa i përket vizave, Kosova ka kundërshtarë edhe te shtetet që e kanë njohur pavarësinë ku rekomandohet edhe lobimi.

Por, pika më e paqartë për kosovarët mbetet afati kohor se kur Kosova do të futet në listën e bardhë të Schengen, nëse pikënisja është që tashmë përgjithësisht besohet se vizat do të hiqen.

“Grupi i Ballkanit” që drejtohet nga Naim Rashiti ka përgatitur një raport të titulluar “Rruga e gjatë e Kosovës për udhëtim pa viza” ku shpjegohen procedurat e mëtejme të mbetura për këtë proces. Por, asgjë nuk mund të thuhet me saktësi.

Grupi i Ballkanit thotë se është e vështirë të parashikohet sa do të zgjasë procesi.

GB ka rekomanduar lobim për këtë proces tek disa vende skeptike.

“Franca, Holanda, Belgjika dhe disa skeptikë të tjerë brenda BE-së duhet të jenë në listën kryesore të lobimit”, thuhet në raport.

Sipas, GB, shtetet që kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës, nuk pritet të shkaktojnë telashe, siç dihet disa prej tyre njohin pasaportën e Kosovës, përveç Spanjës e cila ka qëndrim rigid, shkruan Gazeta Express.

“Pesë shtetet e BE-së të cilat nuk e njohin Kosovën, përveç Spanjës, nuk pritet të shkaktojnë probleme. Ish-qeveria e Madridit bëri maksimumin për të dëmtuar Kosovën dhe Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje. Disa sugjerojnë se Madridi mund të kërkojë largimin e Spanjës nga lista e vendeve të Shengenit, zonë ku bartësit e pasaportave të Kosovës mund të udhëtojnë. Burokratët e BE-së këmbëngulin se kjo është e pamundur dhe e panevojshme” thekson GB.

Në raport mund të lexoni të detajuar procesin e vendimmarrjes në institucionet e BE’së, krahasimet me Gjeorgjinë dhe Ukrainën të cilave u ishte rekomanduar lëvizja pa viza në të njëjtën kohë, pak a shumë, me Kosovë e cila kishte mbetur në limbo gati për shkak se nuk kishte ratifikuar demarkacionin me Malin e Zi. 

Image 
Image
Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image