Haradinaj: Hamza nuk po tregon burrëri që nuk po e merr pagën me rritje

Aktuale June 22, 2018 - 12:43
Lexo detajet

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka thënë se Ministri i Financave, Bedri Hamza, nuk po tregon burrëri që nuk po e merr pagën me rritje.

Këto komente të kryeministrit vijnë pasi që Hamza e kishte kontaktuar Thesarin e Shtetit, nga të cilët kishte kërkuar që të mos i dilte rroga me rritje.

LEXO EDHE: Bedri Hamza refuzon ta marrë rrogën me rritje

Hamza e ka mbështetur këtë vendim me arsyen se do që t’iu rrijë prapa parimeve të tij, pasi që ai e kishte kundërshtuar rritjen e pagave për zyrtarët qeveritarë, duke thënë se kjo e dëmton buxhetin.