Bërnabiq: Serbia do kompromis për Kosovën, por s`i harron viktimat

Aktuale June 22, 2018 - 12:39
Lexo detajet

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq tha se Serbia dëshiron një kompromis në zgjidhjen e çështjes së Kosovës,  por që nuk do t`i harrojë viktimat e saj.

“Sot, me dhimbje të madhe, në përvjetorin e njëzetë të rrëmbimit të minatorëve serbë, të minierës” Belaçevcit “në Kosovë dhe Metohi, kujtojmë të gjitha viktimat e pafajshme të konfliktit në krahinën tonë jugore”, tha ajo për Tanjug, transmeton Klan Kosova.