'Profesorët e pensionuar shesin diploma 180 euro'

Aktuale June 22, 2018 - 11:51
Lexo detajet

Shitblerja e diplomave në Kosovë, ende vazhdon të jetë prezentë. Për shkak të numrit të madh të temave që profesorët universitarë marrin për ti mentoruar, vazhdon keqpërdorimi me diplomat universitare, raporton "Zëri.info". 

Këtë problem e ka ngritur drejtori ekzekutiv i organizatës "Çohu", Arton Demhasaj.

LEXO EDHE: Delawie i shqetësuar me ndikimin politik në gjykata

Demhasaj, tregon se gjatë hulumtimit kanë gjetur raste kur profesorët në pension, kanë shitur diploma nga 160 deri në 180 euro, raporton Zëri. Info

"Ka ende shërbime të tilla që kryhen publikisht. I vetmi ndikim pozitiv nga rektorati  ka qenë ndalimi i profesorëve që të mos kenë kaq shumë tema për mentorim. Hetim penal as nga prokuroria as nga policia nuk kemi parë as ndëshkim. Kjo del të jetë e qëllimshme. Janë profesor në pension që shesin tema nga 160 deri në 180 euro", ka deklaruar Demhasaj. /Zëri