Interpelancë për 53-milionëshin e Bechtel-Enkas

Aktuale June 22, 2018 - 11:35
Lexo detajet

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, do të paraqitet më 5 korrik në interpelancë për pagesën e 53 milionë eurove për “Bechtel-Enkan”.

Kështu ka vendosur Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e radhës.

Pas mbledhjes për media nuk është deklaruar asnjë nga anëtarët e Kryesisë.

Mirëpo, sipas informatave të marra nga zyrtarët e Kuvendit, në ketë mbledhje është vendosur për mbajtjen e tri seancave.

Dy seanca do të mbahen më 28 qershor njëra është seancë e jashtëzakonshme lidhur me Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), e cila do të fillojë në orën 10 për të vazhduar më pastaj në orën 12 me vazhdimin e seancave në të cilën do të diskutohen pikët e papërfunduara.