Hiqet nga rendi i ditës diskutimin për anëtarësim në INTERPOL

Aktuale June 22, 2018 - 10:38
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Komisioni për Mbikëqyrjen e FSK-së, heq nga rendi i ditës diskutimin për anëtarësim në INTERPOL

Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës ku pikë e diskutimit ishte paraparë të ishte anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL, raporton “Zëri.info”.

Por, arsyetimi ishte se Komisioni nuk ka çka të veproj në ketë temë pasi që nuk kanë material për diskutim sepse Qeveria e Kosovës nuk ka sjell asnjë material për këtë çështje.

Anëtarët e Komisionit, Fatmir Gjelili nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Rexhep Selimi nga lëvizja Vetëvendosje, kanë kërkuar ta heqim nga rendi i ditës.

Ndërsa Muharrem Nitaj tha se "justifikimi për tërhekjen e kësaj pike është se komisioni nuk mund të kontribuoj në këtë çështje dhe prandaj ne heqim dorë nga debati për këtë pikë".

Komisioni me vota vendosi ta hekë këtë pikë nga rendi i debatit./Zeri/