Daçiq: Edhe dhjetëra vende po e rishikojnë vendimin për Kosovën

Aktuale June 22, 2018 - 09:36
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Pas raportimeve të fundit për tërheqjen e njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga Liberia, Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se “kjo tërheqje e njohjes është në mesin e dhjetëra sish që po shqyrtojnë vendimet e tyre.

“Të paktën dymbëdhjetë vende aktualisht po e masin qëndrimin ndaj Kosovës. Shumë vende e kanë njohur Kosovën pa pasur informacionin e duhur dhe tani, kur e shohin se si ndodhen gjërat, ata po i shqyrtojnë vendimet, kështu që kemi arsye të besojmë se numri i njohjeve do të bjerë nën 100 dhe pastaj të ashtuquajturat” Kosova mund të ëndërrojë vetëm të bëhet pjesë e organizatave ndërkombëtare”, tha kryediplomati serb për “Veçernje Novosti”, transmeton Klan Kosova.

Homologu nga Kosova i Daçiqit, Behgjet Pacolli ka demantuar lajmet se Liberia ka tërhequr njohjen e shtetësisë së Kosovës.