Thaçi: Xhafer Ahmeti, ishte një prej diplomatëve më të dalluar të Kosovës
Aktuale
June 21, 2018 - 22:57
Lexo detajet
Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së diplomatit kosovar në Mal të Zi, Xhafer Ahmetit.
Thaçi, thekson se i ndjeri Ahmeti ka qenë një bashkëpunëtor i mirë dhe i çmuar.
“Ishte një prej diplomatëve më të dalluar të Kosovës, me përplot energji për të punuar”, u shpreh ai përmes një reagimi publik në faqen e tij zyrtare në rrjetin shoqëror “Facebook”.
"Më pikëlloi shumë lajmi për vdekjen e parakohshme të Xhafer Ahmetit. Ka qenë gjithmonë një bashkëpunëtor i mirë dhe i çmuar. Ishte një prej diplomatëve më të dalluar të Kosovës, me përplot energji për të punuar. Ngushëllime familjes Ahmeti, miqve dhe kolegëve të tij. HTH", ka shkruar Thaçi