Jankoviq: Thjesht dhe qartë, Kosovën e ka humbur Sllobodan Millosheviq!

Aktuale June 21, 2018 - 21:04

Ish-diplomati serb, Vladeta Jankoviq ka thënë se problemi i Kosovës është para rezultatit përfundimtar dhe se u është mërzitur edhe udhëheqësve që vendosin për këtë çështje.

Jankoviq ka thënë se procesin po e pengojnë “përpjeket e djallëzuara të mbajtësve të regjimit”, duke filluar nga presidenti serb, Aleksander Vuçiq, i cili e gjuan fajin për Kosovën tek udhëheqësit e mëhershëm, shkruan N1,  përcjell lajmi.net.

“Pse nuk thuhet thjesht dhe qartë se Kosovën e ka humbur Sllobodan Millosheviq, Vojislav Sheshelj, Ratko Malldiç dhe Radovan Karaxhiq. Faji nuk është në vitet e 2000-ta por në vitet e nëntëdhjeta”, ka thënë ai.

Ish diplomati gjithashtu ka vlerësuar se Vuçiq po bën gjithçka për të mbajtur veten në pushtet dhe në këtë rast konflikti i ngrirë është zgjidhja më e mirë.

“Në asnjë mënyrë njohje ndaj Kosovës, në asnjë mënyrë nuk lejohet nënshkrimi i ndonjë marrëveshje të ndërsjelltë juridike që detyron njohje ekuivalente. Le të mbeten gjërat ashtu siç janë, të ia lëmë kohës”, ka shtuar ai.

Tutje, ish-diplomati serb, ka thënë se ka shpresë se mund të ruhen së paku manastiret dhe mallrat kulutore që ndodhen në Kosovë, sipas tij kjo mund të realizohet vetëm nga një diplomaci e mençur taktike dhe solide.