Tahiri: Askush s'guxon të nënshkruaj marrëveshje kundër vullnetit të popullit

Aktuale June 21, 2018 - 20:50
Lexo detajet

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi ka deklaruar se do të ketë kompromise në faza finale e dialogut të me Serbinë.

Megjithatë politologu Ramush Tahiri për "Zëri.Info", ka thënë se Kosova është një shtet i pavarur që askush nuk i gëzon të drejtat për ta shtyrë të bëjë ‘pazare’ të cilat përbëjnë shkelje e Kushtetutës.

“Deklaratat e Thaçit dhe Veselit por edhe të liderëve të tjerë se Kosova do të detyrohet të bëjë një kompromis të dhimbshëm, dhe do të nënshkruaj një marrëveshje me Serbinë përveç se duken destabilizuese kanë edhe një rebus në vete sepse askush nuk tregon se ku do të jetë dhimbja dhe ku do të jetë. Nuk deklarohen se kush po i detyron ta bën një kompromis të dhimbshëm, dhe çka po fitohet nga kjo sakrificë”, ka deklaruar Tahiri.

Tutje Tahiri  ka thënë se ky kompromis e dëmton shtetin e Kosovës dhe askush jashtë vullnetit të popullit nuk guxon të nënshkruaj marrëveshje, aq më pak me Serbinë

“Mendimi im është se Kosova është shtet I pavarur dhe askush nuk ka drejt ta shtyje të hyj në asnjë Pazar I cili është shkelje e kushtetutës. Unë mendoj se çfarë do kompromisi që bëhet e është në dëm të popullit, ai nuk është kompromis por është si tradhti për të kurdoherë jo vetëm llogari të historisë por edhe llogari ligjore dhe penale sepse askush jashtë vullnetit të popullit nuk guxon të nënshkruaj apo të përsëris një marrëveshje ndërkombëtare ose të bëj kurfare traktati me askënd aq ma pak me Serbinë”, përfundoi kështu Tahiri, për "Zërin".

Në anën tjetër analisti Krenar Shala mendon se do të ketë kompromis por se nuk dihet nëse ky kompromis do t’ja sigurojë Kosovës njohjen nga Serbia

“Po, do të ketë kompromis të dhimshëm. Vetëm se nuk dihet nëse ky kompromis i dhimshëm do t’ia sigurojë Kosovës njohjen nga Serbia”./ZËRI