Vetëvendojse po përgatit kallëzim penal për rritjen e pagave

Aktuale June 21, 2018 - 20:16
Lexo detajet

Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se ky subjekt politik po përgatit një kallëzimi penal ndaj vendimit të qeverisë së Ramush Haradinaj për të ja rritur rrogat vetes, transmeton “Zëri.info”.

Haxhiu përmes llogarisë së saj në “Facebook”, ka thënë se ky vendim është i jashtëligjshëm.

Postimi i plotë i Haxhiut:

Vendimi i paligjshëm i Qeverisë për rritjen e pagave, është në kundërshtim edhe me Ligjin për Buxhetin e vitit 2018 dhe ka implikime buxhetore rreth 8 milion Euro.

Ne jemi duke i bërë kallëzimet penale dhe shumë shpejt do t’i deponojmë ato.

Qeveri zhvatëse!