Tërheqja e njohjes nga Liberia, kërkohet dorëheqja e Behgjet Pacollit

Aktuale June 21, 2018 - 18:43
Lexo detajet

Analisti politik Haki Abazi ka kritikuar me tone të ashpëra presidentin e vendit Hashim Thaçin, për siç e ka quajtur ai dështimin në procesin e dialogut.

Abazi ka thënë se tërheqja e njohjes nga Liberia është demanti më i madh që i është bërë agjendës evropiane të Kosovës ashtu siç e paraqet Thaçi, dhe dështimit të dialogut me Serbinë

Ndërsa për këtë tërheqje Abazi ka thënë se ministri i punëve të jashtme Behgjet Pacolli duhet të jap dorëheqje të parevokueshme.

Ky është shkrimi i plotë i tij.

Finalja imagjinare- dështimi nuk do kallauz

Thaçi me “gjuhë jashtë” e me dënesje nga ekzaltimi për udhëtimin siç thotë ne finalen e madhe ndërsa sot Serbia ja demanton agjendën qe ne mënyre manipuluese Thaçi e paraqiti para gazetareve dje.

Sot Serbia dhe e detyron Liberinë të tërheqë njohjen e pavarësisë se Kosovës.

Çka përmban ëndrra e Thaçit dhe cubave te tij përfshire edhe disa organizata joqeveritare qe po i mbajnë zhagun, me cilën Serbi do te beje finalen. Si duket gjendja skizofrene ka shkaktuar edhe deformim logjik për realitetin.

Pacolli ne anën tjetër duhet të japë dorëheqje të parevokueshme prej ministrit të punëve të jashtme, ai dhe qeveria nuk janë të afte te ruajnë pavarësinë dhe njohjet e lere me te marrin njohje te reja.