Reshje të mëdha të shiut në Prishtinë

Aktuale June 21, 2018 - 16:01
Lexo tjera detaje

Në kryeqytet kanë filluar reshjet e shiut, intensiteti i të cilave në këto orë të pasdites po rritet, shkruan "Zëri.Info".

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës për ditën e sotme ka paralajmëruar mot të vranët, ndërsa temperaturat lëvizin nga minimale 13-16 gradë Celsius, kurse maksimale prej 24-27 gradë Celsius.

"Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës nuk do të jenë stabile duke krijuar kushte për reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh. Të mërkuren dhe të enjten do të mbajë mot me intervale më të gjata me diell dhe mundesit për reshje do të zvogëlohen , mirëpo nga dita e premte e tutje serish do të ketë çrregullim të motit, vranësira të dendura dhe kushte të favorshme për reshje shhiu dhe shkarkiem rufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperendimi me shpejtësi deri 9m/s", thuhet në njoftimin e IHMK-së./ZËRI

Image

Image

Image

Image