Kurti tregon detaje nga takimi me ambasadorin Delawie

Aktuale June 21, 2018 - 14:36
Lexo detajet

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti në konferencën e sotme ka folur për takimin që kishte zhvilluar të mërkuren me ambasadorin amerikan Greg Delawie.

Ai ka deklaruar se ambasadori amerikan nuk i ka kërkuar që subjekti i tij politik të jetë pjesë e dialogut të ri final që pritet të udhëhiqet nga presidenti Hashim Thaçi.

“Nuk ka kërkuar të jemi pjesë e dialogut. Takimi me ambasadorin amerikan ka qenë shumë i mirë, ai nuk imponon mendimet e veta, qëndrimet i thotë hapur dhe publikisht. Ai e theksoi që Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, që ndihmohet e mbështetet nga SHBA-ja, e që do duhej që vendimet e qëndrimet të merren nga institucionet dhe qytetarët e vendit tonë”, tha Kurti gjatë konferencës për media.

Për më tepër Kurti tha se SHBA po e respekton Kosovën më shumë se sa Hashim Thaçi.

“SHBA-të po e respektojnë pavarësinë e shtetit tonë dhe institucionet demokratike shumë më tepër sesa presidenti që kemi”, tha Kurti. /Insjaderi