Aktuale

Kurti kërkon nga Haradinaj të jap dorëheqje

Kurti kërkon nga Haradinaj të jap dorëheqje
21 qershor 2018 • 12 : 46 Foto: Laura Hasani

Lexoni më shumë detaje

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti deklaroi sot se vendi duhet të shkoj në zgjedhje, pasi që Qeveria Haradinaj është qeveri e pakicës me c'rast i bëri thirrje Haradinajt që të jap dorëheqje raporton "Zeri.info".

“Ndodhemi në një situatë ku kemi qeveri të pakicës. Kemi kërkuar dorëheqjen e Haradinajt i cili secilën javë bënë ndonjë skandal. Nuk ka demokraci me qeveri të pakicës, kemi nevojë për zgjedhje të reja e demokratike", tha Kurti në një konferencë për media.

Ai tha se nëse Haradinaj nuk jep dorëheqje, ata do të organizohen për ti bërë presion qeverisë për të bërë një gjë të tillë.

Ndërsa lidhur me fazën e re të dialogut, Kurti tha se presidenti Thaçi është duke e përdorur dialogun për të shpëtuar veten nga Gjykata Speciale, raporton "Zeri.info".

"Ky dialog i nevojitet Serbisë, për të shkuar në BE kurse Thaçit i nevojitet për ta ndaluar përndjekjen nga Gjykata Speciale", tha Kurti duke shtuar se “Thaçi e përdor dialogun për imunitet nga Gjykata Speciale"

Ai mes tjerash tha se dialogu nuk duhet të jetë prioritet për Kosovën, por prioritet duhet të jetë punësimi, arsimimi etj. /Zeri/

© zëri.info