Lansohet aplikacioni ''Dhuro Gjak''

Aktuale June 21, 2018 - 12:29
Lexoni më shumë detaje

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili tha sot se krijimi i platformës online dhe aplikacionit për dhurimin vullnetar të gjakut do të rris mundësitë e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut për të ju dhënë përgjgije kërkesave të vazhdueshme për gjak për personat në nevojë, ndërsa Ministria e Shëndetësisë, përmes përdorimit të metodave inovative dhe gërshetimit të teknologjisë do t’u jap zgjidhje më praktike shumë problemeve të shtresuara me vite.

“Një aplikacion i cili problemeve të shtresuara për vite me radhë ju jep një zgjidhje moderne. Për mua do të jetë një lehtësim shumë i madh, do të jetë një mundësi të shohim se cilat janë mungesat e rezervat tona. Me këtë besoj që inkurajojmë edhe vajzat e djem të ri të na paraqiten me ide të tjera. Na mbetet të vazhdojmë financimin që të japim zgjidhje të problemeve të mëdha”, tha ministri.

Ai deklaroi kështu sot kështu gjatë lansimit të platformës dhe aplikacionit “Dhuro Gjak”, që është realizuar si bashkëpunim midis MSh-së, UNICEF-it përmers “Innovation Lab Kosova” dhe Institutit Riinvest.

Ndërsa James Mugaju, zëvendësshef i Zyrës së r i UNICEF-it, premtoi që do ta vazhdojnë përkrahjen e ideve inovative në mënyrë që të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve.

“Jemi shumë të kënaqur që kemi përkrahur këtë projekt. UNICEF ka punuar gjithmonë që këto ide t’i bëjnë në produkt. Mundësia e zhvilliimit të zgjidhjeve sociale për çështjet komplekse është shumë e thjeshtë, ka të bëjë me inovacionin”, tha ai.

Se ky aplikacion do të jetë ndihmë për Qendrën Kombëtare të Tranfuzionit të Gjakut e tha edhe ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Transfuzionit të Gjakut, Bukurie Zhubi.

“Çdo inovacion i ri sigurisht se është i mirëseardhur për punën tonë për mënyrën se si e kanë dizajnuar”.

Zhubi tha se shpreson që ky aplikacion të ndikojë në rritjen e numrit të vullnetarëve që dhurojnë gjak në Kosovë.

Ajo bëri të ditur se gjatë Javës së dhurimit vullnetar të gjakut që do të përmbyllet nesër, ka pasur rreth 1000 dhurues vullnetar të gjakut.

“Dhuro Gjak”, është një platformë online, e cila do ka për qëllim sensibilizimin dhe njoftimin e qytetarëve për rëndësinë e dhurimit të gjakut, duke përdorur një aplikacion online, i cili ndihmon Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të rris numrin e dhuruesve.

Aplikacionin mund ta shkarkoni KËTU:

 

Image

Image