Serbia nuk ndalet, ja për kënd dhe për çfarë ankohet në BE

Aktuale June 21, 2018 - 09:52
Lexoni më shumë detaje

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ditët e fundit para vazhdimit të dialogut, po i shfrytëzon për t'u ankuar te Bashkimi Evropian.

Së fundi ai kritikoi deklarata e Thaçit dhe Hoxhajt i cili tha se Asociacioni duhet të bëhet njëkohësisht me anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Kështu të paktën deklaroi drejtori të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq, transmeton lajmi.net.

Në një intervistë për RTS, Gjuriq ka theksuar se Kosova nuk është e interesuar për kompromis dhe dialog.

“Për të qenë i sinqertë unë nuk pres asgjë nga bisedimet. Ata nuk duken të gatshëm për dialog dhe kompromis, dhe nuk ka ndonjë arsye për pritje të veçanta. Vuçiq dje u takua me përfaqësues të BE-së se nëse Thaçi dhe Hoxhaj vazhdojnë me qëndrime të tilla, atëherë është e kot për të folur”, deklaroi Gjuriq, transmeton lajmi.net.

Ai i vlerësoi si presion disa qëndrime të Kosovës, duke theksuar se Vuçiq do të luftojë për Serbinë në Bruksel.

“Të gjitha presionet mund të kenë efete, por ne nuk do bëjmë diçka kundër tokës së vendit tonë”, theksoi ai.

Gjuriq tutje theksoi se Asociacioni është një nga temat kryesore që duhet të diskutohet.

Ndryshe dialogu ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të dielën.