Daçiq: Kufiri mes Kosovës dhe Serbisë nuk ekziston

Aktuale June 21, 2018 - 09:20
Lexoni më shumë detaje

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se kufijtë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ekzistojnë dhe për këtë arsye nuk janë themeluar.

Ai ka shtuar se është krejtësisht e papranueshme që diksuh t`i vendos siç ka thënë ai ultimatume të tilla Serbisë.

Kësisoj kryediplomati serb ka reaguar ndaj deklaratës së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi bërë gjatë ditës së djeshme sipas së cilës çështja e kufirit mes të dyja vendeve do të vendoset në tryezën e dialogut në Serbi.

“Mendoj se tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Liberia është kontributi ynë modest për vazhdimin e dialogut. Le të shohim nëse gjithçka zgjidhet nëse ata mendojnë dhe çfarë thonë ata së pari duhet `i përfundojnë ato që kanë nënshkruar dhe më pas të fusin tema të tjera”, ka thënë Daçiq, transmeton Klan Kosova.