Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Aktuale June 21, 2018 - 07:53
Ja çfarë moti do të mbretërojë në vendin tonë

Sot dhe ditëve në vijim pritet të kemi një mot të ndryshueshëm. 

Në orët e paradites parashihet kryesisht mot me diell, ndërsa gjatë ditës mot pjesërisht i vranët, e pasdite vonë priten reshje lokale shiu me bubullima.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare.

Minimalet do të zbresin nga 14C në 7C, e maksimalet nga 28C në 19C.

Fusha të presionit të lartë që depërtuan ditën e mërkurë mbi rajon, të enjten do të zhvendosen në lindje, derisa nga veriu i kontinentit një front i ftohtë ditën e premte pritet të kalojë mbi rajon, që do të sjellë kushte për shtrëngata me shi.

Ndërkaq, në fundjavë depërtimi i masave të ftohta ajrore, do të zbres temperaturat ndjeshëm nën vlera mesatare.