McAllister: Të zbatohen të gjitha marrëveshjet e Brukselit

Aktuale June 20, 2018 - 23:35
Mësoni më shumë shumë detaje

Çdo marrëveshje e arritur në Bruksel duhet të zbatohet. Ky është mesazhi i Raportuesit të Serbisë në Parlamentin Evropian, David McAllister.

Këtë e ka theksuar ai në një raportim para deputetëve të Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

“Si Kosova dhe Serbia duhet të punojnë në implementimin e plot të marrëveshjeve të arritura. Formimi i Asociacionit është prioritet, dhe gjithashtu duhet të zgjidhet edhe çështja e energjisë ndërmjet dy plaëve”, tha McAllister, transmeton lajmi.net.

Tutje në këtë raportim ai u shpreh optimist se Serbia është në rrugën e drejtë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Por, McAllister theksoi se një gjë e tillë varet nga zbatimi i reformave dhe kushteve të përcaktuara nga Bashkimi Evropian.

“Anëtarësimi në BE varet nga efektet, miratimin dhe zbatimin e plotë të reformave të nevojshme. Sinqerisht shpresoj se Serbia do të vazhdojë rrugën e saj në muajt e ardhshëm”, deklaroi tutje ai.

Një ndër kushtet kryesore, McAllister e përmendi luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.