Ngushëllimet në familjen Haradinaj, ja cilët politikanë ishin sot në Gllogjan (Foto)

Aktuale June 20, 2018 - 19:41
Këto personalitete ishin sot në Gllogjan

Të hënën e kësaj jave u varros Hilmi Haradinaj, babai i dëshmorëve Luan e Shkëlzen Haradinaj.

Varrimi i të ndjerit u bë me nderime ushtarake pas homazheve që u zhvilluan në Kullën e Haradinajve në Gllogjan.

Por edhe sot kanë vazhduar vizitat në familjen Haradinaj, për të shprehur ngushëllime.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka falënderuar sërish ata që po vizitojnë familjen për ngushëllime duke thënë se po nderohen nga mijëra qytetarë.

Ndryshe për ngushëllime tek Haradinaj sot kanë qëndruar edhe presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, ish-presidenti Fatmir Sejdiu, e shumë fytyra tjera publike.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, ka falënderuar të gjithë ata që sot ishin në kullën e Haradinajve në Gllogjan, transmeton “Zeri.info”.

Postimi i plotë pa ndërhyrje i Haradinajt:
 

Edhe sot, mijëra qytetarë, si dhe liderë institucionalë e partiak, deputetë e ministra, nderuan figurën e babës sonë, duke na nderuar e ngushëlluar edhe ne, pasardhësve të tij.

Qofshi të nderuar!

Poashtu, homologëve të mi, nga rajoni dhe më gjërë, ju shpreh konsideratat më të larta për letrat ngushëlluese që më kanë dërguar.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image