Ja çfarë thuhet për vizat në dokumentin që po qarkullon në Bruksel

Aktuale June 20, 2018 - 18:33
Lexoni më shumë detaje

Kosova është në pritje të publikimit të raportit për liberalizimin e vizave nga Komisioni Evropian.

Gazeta Express ka siguruar dokumentin që është duke u diskutuar në Bruksel nga shefat e misioneve të vendeve anëtare të BE’së në kryeqytetin europian, të cilët përgatisin agjenden për takimin e Këshillit për Cështje të Përgjithshme ku përfaqësohen ministrat e vendeve anëtare.

Takimi i Këshillit mbahet më 26 qershor, dy ditë para samitit të shefave të shteteve.

Por, cfarë thuhet për liberalizimin e vizave për Kosovën, në draft dokumentin që adreson procesin e zgjerimit dhe stabilizimit asociimit për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë.

Gazeta sjell versionin e fundit të draftit, ku përvec vizave adresohet edhe cështja e bisedimeve me Serbinë si dhe cështje tjera përfshirë thirrjen që Kosova ta përmirësojë gjendjen e fushën e sundimit të ligjit duke siguruar pavarësi të gjyqësorit.

Po ashtu në dokument, ndër të tjera, kritikohet edhe dëbimi i 6 turqve pa procedira gjyqësore.

Ndërsa sa i përket vizave në këtë draft thuhet “Këshilli mirëpret ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi për kufirin në mars të vitit 2018 që përbën përmbushje të një prej kritereve kyce për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe arritje të rëndësishme në frymën e raporteeve të mira ndërfqinjësore.

Po ashtu ambasadorët e vendeve të BE’së në dokumentin që janë duke e përgatitur për Këshillin për Cështje të Përgjithshme theksojnë se “Këshilli është në dijeni për qëllimin e Komisionit Europian për të bërë një vlerësim të kriterit të fundit të regjstrit për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe fton Komisionit që të raportojë nëse kriteret tjera janë duke u përmbushur” thuhet në dokument.

Image