Hasani në Rahovec, u premton mbështetje verëtarëve

Aktuale June 20, 2018 - 16:29

Në Rahovec të mërkurën është mbajtur Edicioni i tretë i forumit të verërave që është organizuar nga shoqata e Veruarve të Kosovës “Enologjia”.

Në këtë forum ka marrë pjesë edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, i cili ka ofruar mbështetjen e tij për verërat e Kosovës.

“Sot në Rahovec mora pjesë në forumin e verërave e organizuar nga Shoqata e Verëtarëve të Kosovës ‘ENOLOGJIA”. Jam i lumtur që industria e prodhimit të verërave po shënon suksese në vazhdimësi dhe se eksporti është dyfish më i lartë se importi. U premtova verëtarëve se si ministër i Ministrisë së Tregtisë do të vazhdoj edhe më tej përkrahjen e këtij sektori, për çka mora edhe falënderimin e tyre”, ka thënë ministri Hasani.

I pari i MTI-së ka thënë se kjo ministri në vazhdimësi i ka mbështetur verëtarët, duke u mundësuar pjesëmarrje në panaire të ndryshme ndërkombëtare dhe se këtë mbështetje do ta vazhdojë edhe më tutje.