Istogu shënon Ditën e Çlirimit

Aktuale June 20, 2018 - 15:47
Me aktivitete të shumëta shënohet dita e çlirimit të Istogut

Nën patronatin e kryetarit të komunës Haki Rugova, është shënuar me aktivitete të ndryshme, 20 qershori dita e çlirimit të Istogut.

Aktivitetet kanë filluar me hapjen e ekspozitës arkeologjike në muzeun e shtëpisë së kulturës për të vazhduar me turnirin në futboll të vogël i cili u mbajt në poligonin e gjimnazit “Haxhi Zeka “në Istog.

Sipas kumtesës për media, aktivitetet kanë vazhduar me vendosjen e kurorave me lule te lapidari i dëshmorëve në qendër të Istogut.

Përmbylljen e aktiviteteve e shënoi një orë letrare që është mbajtur në sallën e kuvendit, ku me krijimet e tyre letrare janë paraqitur një numër i madh i nxënësve nga shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Istogut.