Konjufca ironizon me Thaçin, ja çka thotë

Aktuale June 20, 2018 - 13:56
Lexo detajet

Shefi i Grupit paralementar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në një tryezë ku po diskutohet për dialogun ka ironizuar me presidentin Thaçi, i cili përsëri edhe në këtë fazë do të udhëheq dialogun me Serbinë raporton "Zeri.info".

Ai tha se edhe nëse Thaçi do të ishte vetëm drejtor i një kompanie, përsëri do i udhëhiqte bisedimet.

LEXO EDHE: Krasniqi: Konsensusi për dialogun, vështirë i arritshëm

"Rreziku më i madh në shoqërinë tonë është që Hashim Thaçi po të bëhej drejtor i PTK-së, dhe kështu drejtori i PTK-së do i kishte udhëheq bisedimet", tha Konjufca.

Ai mes tjerash ripërsëriti qëndrimet e partisë së tij për dialogun duke sugjeruar që dialogu të ndërroj qasjen.

"Nëse ky dialog vazhdon kështu, rezultati ka me qenë shumë i keq. Duhet të i ndërrohet kahja e dialogut", theksoi Konjufca.

Konjufca tha se nëse dialogu vazhdon në këtë mënyrë do të krijohet autonomi e serbëve në Kosovë.

Mirëpo ai theksoi se një gjë të tillë Vetëvendosje nuk do e pranoj, dhe do e kundërshtoj me të gjitha forcat

"Vetëvendosje do të përdor të gjitha resurset e veta me qëllim që të ndaloj autonominë e serbëve në Kosovë", tha Konjufca./Zeri