Krasniqi: Konsensusi për dialogun, vështirë i arritshëm

Aktuale June 20, 2018 - 13:49
Lexo detajet

Shefi i Grupit paralementar të PDK-së, Memli Krasniqi deklaroi sot se konsensusi gjithëpërfshirës në vend për çështjen e dialogut është nëse i nevojshëm, porse sipas tij një gjë e tillë është vështirë e arritshme raporton "Zeri.info".

"Unë e kam problem ta kuptoj cilindo që frikësohet me shku në Bruksel. Në vendet ku Kosovën e thërret Washingtoni dhe Brukseli, ne duhet me qenë prezent me i marrë përgjegjësitë tona, ose përndryshe duhet me e ndërrua adresën, mirëpo nuk besoj që dikush mendon që duhet e ndërrua adresën", tha Krasniqi.

LEXO EDHE: Hoti: Nuk jemi të përgatitur për dialog me Serbinë

Krasniqi në tryezën e KDI-së ku po flitet për dialogun, ndonëse ripërsëriti nevojën për konsesuns gjithëpërfshirës për bisedime me Serbinë, ai tha se kjo gjë realisht është vështirë e arritshme.

Mirëpo sipas tij të gjitha partitë politike në vend duhet të pajtohen në një pikë, në atë që duhet Kosova të dialog me Serbinë, dhe kjo duhet të vazhdoj në këtë fazë.

"Duhet të marrim përgjegjësinë që të jemi prezent në dialog. Nuk po flas për udhëheqësin e dialogut por për pjesëmarrjen e Kosovës aty", theksoi Krasniqi./Zeri