Hoti: Nuk jemi të përgatitur për dialog me Serbinë

Aktuale June 20, 2018 - 13:34
Lexo detajet

Shefi i Grupit parlamentar i LDK-së, Avdullah Hoti tha sot se Kosova nuk është e përgatitur për dialogun me Serbinë, kjo sepse sipas tij qeveria aktuale është shumë e dobët për këtë proces raporton "Zeri.info".

Hoti në tryezën e organizuar nga KDI-ja me subjektet parlamentare tha se deputetët nuk kanë informata për mbarëvajtjen e këtij dialogu.

"Ne si deputet nuk kemi informata se çka nënkupton marrëveshja përfundimtare për Kosovën.  Duhet të ketë kujdes secili që merr përgjegjësinë për dialogun. Fatkeqësisht ne nuk jemi përgatit për dialog, jo sepse opozita nuk është përgatit por sepse qeveria aktuale është më e dobëta deri tani", theksoi Hoti.

Sipas tij Qeveria po kërkon konsensus politik, por nuk e qartëson arsyen se pse po kërkon këtë konsensus.

Pavarësisht kësaj Hoti ripërsëriti qëndrimin e partisë së tij se e përkrahin dialogun, duke thënë se LDK-ja ka dhënë shumë në këtë proces./Zeri