Hoxhaj: Takimi i qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë mund të shtyhet deri në shtator
Komisioni parlamentar për punë të jashtme, diasporë dhe investime strategjike ka ftuar ne takim zëvendëskryeministrin e Kosovës Enver Hoxhajn.
Me këtë rast Hoxhaj tha se marrëveshja e nënshkruar mes Greqisë dhe Maqedonisë mbi emrin e këtej të fundit që u arrit para pak ditësh ka një rëndësi të veçantë pasi siq tha ai nuk do të arrihej pa shqiptarët e Maqedonisë dhe nuk do të zbatohej pa ta raporton Zeri.Info.
"Para dy javesh kruetari i BDI ka qëndruar në Prishtinë dhe na ka informuar si Kosovë rreth procesit të arritjes së marrëveshjes rreth rezultatit të cilin e pritnim dhe solucioneve të mundshme. Ditën djeshme në Kosovë ka qe druar Bujar Osmani ku kemi marrë informata rreth zbatimit të marreveshjes. Kjo marrëveshje nuk do të arrihej pa shqiptarët në Maqedoni dhe sdo të zbatohej pa ta. Faktori shqiptarë atje është faktori më perendimor", ka thënë ai.
Ai njoftoi se mbledhja e parashikuar në qershor mes qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë mund të shtyhet deri në qershor.
"Ky kontekst rajonal e përcaktoj edhe mbledhjen e perbashket të dy qeverive. Mbledhja e qershorit mund të shtyhet deri në shtator ndonëse ne jemi të gatshëm kurdo ta mbajmë", tha ai.
Hoxhaj tutje foli edhe për avancimet që mund te bëhen ne marrëdhenjet mes të dyja vendeve përmes pikës kufitare Kosovë -Maqedoni.
"Teme kyqe është çështja e kalimit të pokave kufitare mes Kosovës e Maqedonisë. Unë kam diskutuar disa herë me Gruevskin i cili ka qenë kundër hapjes së kësaj pike të përbashket kufitare. Kjo pikë ka vlerë të veçantë sepse lehtëson transportin e mallrave dhe njerëzve", tha ai.
"Jemi duke biseduar se si te sigurojmë leje te posaçme për qytetarët aty ku nuk ka pika. Dhe çështjen e finalizimit të autostradës "Arbën Xhaferri".
Ai tha se raportet mes Kosovës e Maqedonisë duhet të avancohen ende por siç tha ai çfarë ka Kosova me Shqipërinë smund ta arrijë aq shpejt me Maqedoninë. /Zeri/