Deda: Kjo është arsyeja pse duhet të rrëzohet qeveria

Aktuale June 20, 2018 - 13:26
Lexo detajet

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka konsideruar se vendimi i qeverisë për faljen e 53 milionë eurove në formë penalltie Bechtel Enkas, është arsyeja kryesore se pse duhet të rrëzohet qeveria aktuale, raporton 'zëri.info'.

“Është shumë brengosëse që tema e 53 milionëshit po mbytet ngadalë. Nëse për asgjë tjetër, për këtë 53 milinoësh do të duhej të ishim 61 numra në kuvend dhe ta rrëzonim këtë qeveri. S’ka çështje më të rëndësishme sesa kjo vjedhje”, deklaroi Deda pas përfundimit te tryezës ku u diskutua për dialogun.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës në fillim te këtij muaji mori vendim që t’i ndajë 53 milionë euro shtesë për “Bechtel Enkan” për autostradën e Shkupit./ZËRI