Krasniqi: Konsensusi për dialogun i dëshirueshëm, por s’është e sigurte nëse arrihet

Aktuale June 20, 2018 - 13:03
Lexo tjera detaje

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Kransiqi, ka vlerësuar se në tryezën e sotme të organizuar nga PSD, ka pasur diskutime konkrete, raporton zeri.info.

“Besojmë që sot ka pasur diskutime konkrete. Normalisht ne nuk presim që brenda një tryeze të arrihet një dakordancë. PDK ripërsërit qëndrimin e vet që dialogu nuk është çështje që i takon një partie”, ka deklaruar ai.

Sipas Krasniqit, konsensusi duhet të arrihet, porse ai nuk është i sigurtë nëse arrihet apo jo.

“Po flasim për ta përfunduar një konflikt të ngrirë që deshëm apo jo, ekziston mes dy vendeve. Konsensusi është shumë i dëshirueshëm, por nuk jemi të sigurtë që është i arritshëm. Gjthpërfshirja është tejet e rëndësishme”, ka theksuar Krasniqi.

Sipas tij, partitë nuk duhet t’i frikësohen dialogut, i cili ndërmjetësohet nga Brukseli.

“Dialogu do të ndodhë, deshëm apo s’deshëm. Nuk besoj që ka parti politike që duhet frikësohet nga shkuarja në dialogun ku të fton Uashingtoni dhe Brukseli. Aanjëhere nuk na kanë mashtruar Uashingtoni dhe Brukseli”, ka theksuar Kransiqi./Zeri