Serbia i nis sërish aeroplanët ushtarakë në drejtim të Preshevës dhe Kosovës!

Aktuale June 20, 2018 - 12:20

Aeroplanë ushtarakë serbë mund të shihen sërisht duke fluturuar mbi qiellin e Preshevës, afër kufirit me Kosovën.

Krejt kjo në bazë të një njoftimi të lëshuar nga Ministria serbe e Mbrojtjes, ku bëhet e ditur se në kuadër të një trajnimi, forcat ajrore serbe do të fluturojnë nga qyteti i Nishit e deri në jug të Serbisë.

Kjo manovër ushtarake, ashtu siç është njoftuar nga Ministria serbe e Mbrojtjes do të zgjasë nga 20 deri më 22 qershor, transmeton lajmi.net.

E edhe më herët aeroplanë ushtarakë serbë ishin parë të fluturonin mbi qiellin e Presheveës, shumë afër kufirit me Kosovën , gjë që kishte shkaktuar reagime dhe frikë të banorët e qytetit.

Ndërkaq, autoritetet serbe atë kohë ishin arsyetuar se aty pranë gjendet një bazë ushtarake serbe, dhe fluturimet ishin kryer në kuadër të lëvizjeve dhe patrullimeve normale.