Nis tryeza e PSD-së, pritet të diskutohet për dialogun

Aktuale June 20, 2018 - 11:22
Lexo detajet

Tryeza e thirrur nga Partia Socialdemokrate (PSD), e cila për të katërtën herë me radhë ka mbledhur partitë politike, ka nisur para pak minutash, raporton Zëri.info.

Në këtë tryezë pritet të diskutohet për dialogun me Serbinë. Ndërkohë, që prezentë janë përfaqësuesit e të gjitha partive politike: LDK-së, LVV-së, PDK-së, AAK-së, Nismës, si dhe përfaqësuesit e partive jo shumicë, përjashtuar Listën Serbe.

PSD nuk iu ka bërë ftesë fare përfaqësuesve të LS-së për të marrë pjesë në tryezën e sotme.

Ndërkohë, partitë ishin mbledhur edhe tri herë para kësaj tryeze për të diskutuar për zgjedhje të parakohshme e tema të tjera të rëndësisë nacionale, por asnjëherë nuk ishte arritur ndonjë konsensus./Zeri