Thaçi: Të gjithë mund të kontribuojnë në dialogun me Serbinë

Aktuale June 20, 2018 - 10:58
Lexo detajet

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u pyet edhe për platformën e dialogut që u tërhoq nga Kuvendi i Kosovës.

Thaçi me këtë rast tha se askush nuk ka të drejtë ta vonoj këtë proces me kundështime të tilla, raporton "Zëri.info". 

"Bota nuk na pret ne deri të merremi vesh. Ky është interes nacional dhe duhet dhënë kontributi në bazë të përgjegjësive ligjore. Askush nuk ka të drejtë të vonoj apo sfidoj anëtarësimin e Kosovës në BE. Askush nuk ka të drejtë të vonoj perspektivën e Kosovës drejt rrugës evropiane", tha ai.

LEXO EDHE: Thaçi flet për riformulimin e kufijve me Serbinë, ja çka thotë

Sipas tij të gjitha partitë politike dhe akterët tjerë mund të marrin pjesë në dialog me Serbinë 

"Për të gjithë do jetë e hapur mundësia që të kontribuojnë në dialog, mirëpo ne nuk mund të dalim mbi kushtetutën", tha ai.

Kujtojmë se këtë jave do të vazhdoj faza e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, fazë kjo që pritet të jetë njëkohësisht edhe faza finale e bisedimeve mes dy shteteve/Zeri