Thaçi flet për riformulimin e kufijve me Serbinë, ja çka thotë

Aktuale June 20, 2018 - 10:44
Lexo tjera detaje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën e tij me gazetarët për dialogun me Serbinë është pyetur edhe për mundësinë e riformulimit të kufijve me Serbinë, me ç'rast Thaçi tha se çështja e kufijve do të jetë në tavolinë, por ai nuk do të lejoj që kufijtë e Kosovës të cenohen raporton "Zeri.info".

 "Po çështja e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë është në tavoline. Ne duhet ta konsolidojmë shtetin dhe ky proces do të përmbyllet mirë, askush nuk është i interesuar që të dëmtoj integritetin e Kosovës", theksoi Thaçi duke iu përgjigjur gazetarëve. Mirëpo duke mos dashur të komentoj çështjen e riformimit të kufijve, Thaçi theksoi se "nuk do të lejojë asnjë milimetër të i cenohet Kosovës". 

Ai mes tjerash duke folur për këtë çështje tha se në botë po ndodhin ndryshme dhe i tërë fokusi i BE-së është në evropianizimin e Ballkanit perëndimor./Zëri