Thaçi: Kosova nuk duhet t' i frikësohet dialogut me Serbinë

Aktuale June 20, 2018 - 10:22
Lexo detajet

Presidenti i Kosovës,Hashim Thaçi duke folur rreth fazës së re të dialogut me Serbinë të cilën do ta udhëheq vet ai, tha se takimi i radhës është nisje e fazës përfundimtare mes dy shteteve, rapoton"Zëri.info".

Thaçi është shprehur i bindur se Kosova do të dal fitimtare nga ky proces.

"Më lejoni të theksoj që ky është takimi i parë i fazën finale me Serbinë. Kjo konfirmohet edhe nga letra zyrtare e dërguar nga Mogerini. Qëllimi i ynë është arritja e marrëveshjes ligjërisht obligative në mes Kosovës dhe Serbisë që do të mundësoj normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve", tha ai.

Sipas tij ndonëse kjo fazë është e vështirë, Kosova nuk ka arsye që të ndihët e frikësuar nga takimi final.

"Jam i bindur që ka ardhur koha që të nënshkruhet një marrëveshje historike mes dy shteteve dhe do përfundonte një epokë tragjike mes dy popujve tanë. Kosova nuk ka pse të i frikësohet dialogut e as epilogut të tij", tha i pari i vendit.

Ai mes tjerash theksoi që në këtë fazë bisedimet do të jenë të vështira sepse siç tha ai "synojmë ta përmbyllim tërë këtë proces dhe marrëveshja gjithëpërfshirëse është më se e nevojshme".

Këto komente Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka bërë në një konferencë për media pas ftesës së Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, për takimin e ri në Bruksel. /ZERI/