Prindërve u sugjerohet t'i orientojnë fëmijët në shkolla profesionale

Aktuale June 20, 2018 - 09:50
Lexo detajet

Sikur në komunat e tjera të Kosovës edhe në Prishtinë, po ka shumë interesim të nxënësve për t’u regjistruar në gjimnaz.

Drejtori për Arsim në Komunën e Prishtinës, Jonuz Salihaj, tha se regjistrimi në shkollat e Prishtinës është duke vazhduar.

“Ka rritje në testin e arritshmërisë. Unë ftoj prindërit që t’i dërgojmë fëmijët edhe në shkollat profesionale. Kemi hapur profile të ndryshme, ata do të mund të gjejnë më lehtë punë”, theksoi ai në RTK.

Sipas tij, ka shumë interesim në gjimnaze. Salihaj u ka bërë ftesë prindërve që fëmijët të orientohen më shumë të shkollat që kanë profile të ndryshme.

“Ne kemi hapur drejtime të reja, si përpunim të drurit etj”, deklaroi Salihaj.