Aktuale

Hoxhaj i reagon Brnabiqit: Po mundohesh t’i frikësosh serbët në Kosovë

Hoxhaj i reagon Brnabiqit: Po mundohesh t’i frikësosh serbët në Kosovë
19 qershor 2018 • 23 : 18

Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministres së Serbisë, Ana Brnabic, që u publikuan sot, në lidhje me Kosovën dhe serbët që jetojnë këtu.

Hoxhaj tha se propaganda që po e shpërndan Brnabic për t’i frikësuar serbët e Kosovës, është narrativ i vjetër.

Hoxhaj foli për të drejtat e minoritetit serb në Kosovë, duke theksuar se janë në përputhshmëri me standardet më të larta të të drejtave të njeriut. Ai shtoi se Kosova është dhe do të mbetet demokraci multi-etnike.

LEXO EDHE: Brnabiq: Njohja e Kosovës nuk do të ishte kompromis

“Shpërndarja e propagandës nga kryeministrja e Serbisë, Brnabic, është narrative i vjetër. Të drejtat e minoriteteve në Kosovë janë në përputhshmëri me standardet më të larta të të drejtave të njeriut. Kosova është dhe do të mbetet demokraci milti-etnike”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Brnabic deklaroi sot se janë shtuar sulmet ndaj serbëve në Kosovë, në tentativë për t’i frikësuar serbët e Kosovës dhe për të mos e lejuar integrimin e tyre në shoqëri dhe institucione.

“Vetëm gjatë majit janë bërë 14 atentate, që do të thotë se synim i Prishtinës mund të jetë që t’i dëbojë të gjithë serbët, por që ne nuk do ta lejojmë…” ka thënë ajo.

© zëri.info