Iniciativa e Pavarur e të Verbërve paralajmëron grevë urie

Aktuale June 19, 2018 - 17:16
Lexo detajet

Iniciativa e Pavarur e të Verbërve, ka paralajmëruar një grevë urie me 27 të këtij muaji. Kjo, grevë është bërë publike në faqen zyrtare të tyre.

E njëjta thuhet se po mbahet si pasojë e mospërmbushjes së kërkesave që kanë shprehur deri më tani në protestat e mbajtura, raporton Zëri.Info.

Ndryshe, kërkesat e tyre deri më tani në organizimet e protestave ishin për zbatimin  e kornizës ligjore për aftësinë e kufizuar, me theks të veçantë për normat ligjore që ua sigurojnë punësimin.

Të plotë e gjeni njoftimin:

FTESË PËR PJESËMARRJE NË GREVË TË URISË

të nderuar anëtarë dhe simpatizues të Iniciativës së Pavarur të të Verbërve, ju njoftojmë se, për shkak të mosreflektimit të autoriteteve shtetërore lidhur me kërkesat tona të shprehura në protestat tona të deritashme, Këshilli Organizativ i Protestës ka marrë vendim që më 27.06.2018, të hyhet në grevë të urisë.

Greva, me fillim në ora 11:30, do të mbahet në Qendër të Prishtinës, para Institucioneve të Kosovës dhe pjesëmarrja jonë në numër sa më të madh e bën atë më të fortë.

Në Prishtinë, më 19 qershor 2018 Organizatori

INICIATIVA E PAVARUR E TË VERBËRVE.