Pacolli kujton kohën kur nuk kishte mundësi për shkollim

Aktuale June 19, 2018 - 17:12
Lexo detajet

Zëvëndëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli, është kthyer mbrapa në kohë dhe ka kujtuar kohën kur nuk ishin mundësitë për shkollim.

Ai për fotografinë e publikuar në rrjetin social “Instagram”, ku shihet një fëmijë i varfër duke shikuar fëmijët e tjerë që shkojnë në shkollë, thotë se ajo i kujton të kaluarën e tij, shkruan “Zëri.Info”.

Pacolli po ashtu thotë se këtë nuk duhet ta përjetojë askush.

LEXO EDHE: Qeveria nuk ia jep 3 mijë euro studentit për shkollim në Gjermani (VIDEO)

“Kur e shoh këtë foto, unë mendoj për të kaluarën time. Askush nuk do të duhet ta përjetojë këtë”, ka shkruar Pacolli bashkangjitur me fotografinë e publikuar!

Image