IPKO: +381 nuk do të funksionojë më

Aktuale June 19, 2018 - 14:47

IPKO informon të gjithë përdoruesit e saj se kodi ekzistues i telefonisë fikse +381 nuk do të funksionojë më.

Prej datës 20 Qershor, 2018, të gjitha thirrjet ndërkombëtare që realizohen drejt telefonisë fikse, do të realizohen vetëm përmes kodit të ri shtetëror +383.

IPKO po ashtu informon publikun e gjerë se teknikisht është e gatshme të migrojë tërësisht në kodin e ri shtetëror edhe në telefoninë mobile. Hapi kryesor i migrimit të tërësishëm, tashmë veç është zbatuar më 17 prill të këtij viti.