LVV: Nga pagesa e qytetarëve për RTK-në do të përfitojë vetëm KEDS-i

Aktuale June 19, 2018 - 13:31

Lëvizja Vetëvendosje mbajti konferencë për medie në lidhje me problemet në Projektligjin për RTK-në. 

Valon Ramadani, deputet i LVV-së, tha se grupi punues i cili po merret me këtë projektligj nuk duhet të përbëhet nga deputetët që nuk janë të kësaj fushe, por propozoi që në hartim të thirren specializantë që merren me këtë çështje. 

Ai shprehu shqetësim edhe për mënyrën e financimit të RTK-së që sipas tij është duke u hartuar projektligji në atë mënyrë që qytetarët në pagesat e faturave të tyre do paguajnë 2,50€ e që kjo do t;i sjell përfitime KEDS-it deri në 2,5 milionë euro në vit.

 “Situata nuk është e mirë as nga cilësia e programacionit të RTK-së e as ai i udhëheqjes së saj. Hartimi i projektligjit për RTK është përcjell me probleme të mëdha. 

Anëtarët e grupit punues të komisionit për media kanë thënë se 2,5 euro me muaj të paguhet përmes faturave të KEDS-it për subjekt juridik dhe fizik, dhe përmes kësaj KEDS fiton 2,5 milionë euro në vit”, ka thënë ai. /ZËRI/