E konfirmon edhe Thaçi: Të dielën faza e fundit e dialogut

Aktuale June 19, 2018 - 13:20
Lexoni më shumë detaje

Pas konfirmimit nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq se faza finale e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë do të fillojë këtë javë, të njëjtën gjë e ka konfirmuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, raporton “Zeri.info”.

Thaçi sot ka bërë të ditur se faza e fundit e dialogut me Serbinë do të zhvillohet të dielën, raporton Zeri.info.

“Mund të them se kabineti sot ka qenë në kontakt me Federica Mogherinin për të hapur fazën e re të dialogut. Ne e kemi konfirmuar pjesëmarrjen për të vazhduar mundësinë e riimplementimit të marrëveshjeve të arritura dhe për të hapur një kapitull të ri në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Takimi në nivel presidentësh do të ndodhë të dielën, ndërsa gjatë orëve në vazhdim do të jemi në kontakt me të gjithë partnerët ndërkombëtar dhe spektrin kosovar politik, shoqërinë civile për të ndërtuar një koncenzus sa më të gjerë për këtë çështje”, tha ai.

Thaçi këto komente i bëri pas lansimit të fushatës “Bëhu zëri im”, ku u kërkua që Serbia të jap përgjegjësi për krimet e luftës që i ka bërë në Kosovë. /ZËRI/