Thaçi: Marrëveshja për emrin krijon klimë të mirë rajonale

Aktuale June 19, 2018 - 12:49
Lexoni më shumë detaje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në një takim zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmanin.

Thaçi dhe zëvendëskryeministri Osmani kanë biseduar për zhvillimet aktuale në Maqedoni.

Thaçi ka thënë se marrëveshja midis Greqisë dhe Maqedonisë, lidhur me emrin e ri, krijon klimë të mirë rajonale dhe hap perspektivë euroatlantike për shtetet e Ballkanit.

“Çdo lajm i mirë nga Maqedonia është lajm i mirë edhe për Kosovën”, ka shkruar ndër të tjera Thaçi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social "Facebook", tranmseton "Zeri.info".

Postimi i plotë i Thaçit:

Me Zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmanin, sot biseduam për zhvillimet aktuale në Maqedoni, ku forcat politike shqiptare po luajnë rol pozitiv rreth avancimit të të drejtave politike dhe sociale.

Marrëveshja midis Greqisë dhe Maqedonisë, e cila me plot të drejtë po konsiderohet më e rëndësishmja pas asaj të Ohrit, do të krijojë klimë të mirë rajonale dhe do të hapë perspektivë euroatlantike për shtetet e Ballkanit.

Çdo lajm i mirë nga Maqedonia është lajm i mirë edhe në Kosovë. 

Image