E konfirmon Vuçiq: Të dielën takohem me Thaçin

Aktuale June 19, 2018 - 12:13
Lexoni më shumë detaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në një konferencë për media të dhënë gjatë ditës së sotme ka konfirmuar se të dielën më 24 qershor do të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Bruksel, përcjell “Zeri.info”.

Vuçiq, ka thënë se kjo është faza e vazhdimit të dialogut.

Presidenti serb Vuçiq konfirmoi të martën se kishte marrë një ftesë për vazhdimin e dialogut me Prishtinën dhe se do të takohej me Hashim Thaçin të dielën.

“Unë kam marrë një ftesë zyrtare. Një delegacion i Serbisë do të udhëtojë për në Bruksel ditën e premte, mirëpo takimi me Hashim Thaçin do të jetë të dielën”, deklaroi para gazetarëve, Vuçiq, përcjell “Zeri.info”.

Kujojmë se kjo pritet që të jetë faza përfundimtare e dialogut mes dy shteteve, e që do të jetë me kompromise ‘të vështira’ për të dy vendet./ZERI/