Deda: Kosova ka ngelur në zbatimin e MSA-së

Aktuale June 19, 2018 - 11:17
Lexoni më shumë detaje

Deputeti nga Alternativa, Ilir Deda gjatë diskutimit të sotëm në Kuvend, ku po flitet për zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, ka thënë që Kosova ka ngelur në përmbushjen e këtij programi raporton “Zeri.info”. 

 “Kur e shohim vlerësimin e zbatimit të kontratës së Kosovës me BE-në për MSA-në e shohim edhe gjendjen dhe aftësinë e vendit tonë që të përmbushë një kontratë të cilën e ka marr. E nëse do të notohej Kosova për aftësinë e saj për zbatim të MSA-së, ajo do të ngelte dhe nuk do të kalonte asnjë provim, e me raportin e 3 mujorit për vitin 2018 kuptohet që Kosova nuk po përgatitet që të kaloj as në vjeshte, pra në provimin e vjeshtës”, tha Deda, raporton "Zeri.info".

Sipas tij pikërisht kjo gjë duhet të jetë një pasqyrë për të gjithë në Kuvend, dhe për Qeverinë në veçanti, porse një gjë e tillë sipas Dedës nuk po ndodh.

Mos prezenca e kabinetit qeveritar, sipas tij është tregues i qartë sesa jo seriozisht po merret kjo marrëveshje.

Deda mes tjerash ka theksuar që zbatimi i MSA-së është në të mirë të vendit.

 “Zbatimi i MSA-së e forcon demokracinë, institucionet, sundimin e ligjit e ekonominë e Kosovës, dhe e bënë atë të gatshme me ekonominë e tregut të shteteve që janë në BE. Kosova ka përmbushur vetëm 8.29% të MSA-së, të asaj që ka planifikuar vet.”, theksoi ai./ZERI