Kuvendi përsëri pa kuorum

Aktuale June 19, 2018 - 10:54
Lexoni më shumë detaje

Ende pa filluar mirë punën deputetët në seancën e sotme plenare të Kuvendit janë parë në një numër të vogël, duke e pamundësuar kështu votimin e pikave në rend dite raporton “Zeri.info”.

Në mungesë kuorumi ka dështuar të votohen 3 nga pikat e mbetura nga seancat e mbajtura më 6, 8 e 14 qershor 2018.

Pikat që do të duhej të votoheshin janë:

1. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës,

2. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës,

3. Votimi i rekomandimeve nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione.

Pavarësisht mosvotimit të këtyre pikave, seance ka vazhduar me Interpelancën me ministren e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha në lidhje me zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) për kuartalin e katërt (K4) 2017 dhe kuartalin e parë (K1) 2018./ZERI